Guardiola fjalë të mëdha për reprezentuesin e Kosovës

19 dhjetor 2018 | 12:04

Arijanet Muriq ka qenë lojtari kryesor i Manchester Cityt në ndeshjen e Kupës se Anglisë ku City e eliminoi Leicester Cityn.

Reprezentuesi i Kosovës priti dy penallti, kurse trajneri Pep Guardiola e la vlerësuar lartë portierin shqiptar.

“Ne arritëm deri në finale sezonin e shkuar, prandaj do të luajmë edhe këtë vit. Tani jemi në gjysmëfinale dhe nuk e dimë si do të shkoj më tej. Ashtu si sezonin e fundit ku i mrekullueshëm ishte Claudio Bravo, këtë sezon ishte Muriq. Aro është i madh, ka shumë reflekse dhe mori vendimet e duhura. Kjo ndeshje ishte eksperiencë e madhe për të. Është i talentuar dhe i turpshëm. Meriton vetëm duartrokitje”, ka thënë Guardiola.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fonacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) ka arritur marrëveshje me…