Guardiola: Futbolli është i paparashikueshëm, urime Tottenhamit

18 prill 12:28

Manchester City dështoi sërish në rrugëtimin për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, një kompeticion që po rezulton një “mollë e ndaluar” për Pep Guardiolën, që kur vendosi të largohet nga Barcelona.

Në përfundim të takimit, trajneri spanjoll pranoi verdiktin e fushës, por theksoi se ka dyshime për golin e Llorentes, që rezultoi vendimtar për fatin e kualifikimit.

“Është mizore, por duhet ta pranojmë. Pas 20 minutash, kryesonim 3-2 dhe në pjesën e dytë krijuam shumë raste, duke shënuar golat që na duheshin. Për fat të keq shkoi keq për ne dhe nuk na mbetet veçse t’i urojmë fat Tottenhamit për gjysmëfinalet. Jam pro VAR-it, por te goli i Llorentes, kam përshtypjen se kishte një prekje me dorë”, ka thënë Guardiola.

Raheem Sterling shënoi golin e kualifikimit për Cityn në minutat shtesë, pro VAR-i ndërhyri për ta anuluar për pozicion jashtë loje, ndërsa Guardiola u pyet edhe për këtë moment.

“E pashë aksionin dhe njerëzit më konfirmuan se ishte në pozicion jashtë loje. Ne humbëm edhe një penallti në ndeshjen e parë, por jam shumë krenar për futbollistët dhe tifozët. Kurrë nuk kam parë mbështetje të tillë, që kur kam ardhur në Manchester, por futbolli është i paparashikueshëm”, ka deklaruar trajneri spanjoll.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është prezantuar ligji i ri për rini, një ligj…