Guardiola: Interi është një nga ekipet më të frikshme të Evropës

28 shkurt 2024 | 15:14

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është i impresionuar nga forma e Interit këtë sezon dhe spanjolli pret që Interi të fitojë kampionatin Italian të Serie A këtë sezon.

Manchester City mundi Interin në finalen e champions League sezonin e kaluar, por shumë menduan se City nuk do të kishin luftuar aq shumë sa bënë në Stamboll. Guardiola përmendi zikaltërit para ndeshjes së FA Cup kundër Luton dhe lavdëroi ekipin e Simone Inzaghit.

“Shikoni cilësinë e kundërshtarëve tanë këtu dhe në Europë, shikoni Interin tani, ata po fluturojnë në Itali. Sezonin e kaluar ishim “Ah, Interi në Champions League”. Ne e dinim se sa e vështirë do të ishte, shikoni tani, ata do të fitojnë ligën italiane nëse nuk ndodh ndonjë befasi. Në Champions League ata mundën një kundërshtar të vështirë, të ashpër, tepër të vështirë si Atletico Madrid në ndeshjen e parë. Po marr Interin në shembull pasi ata ishin skuadra më e vështirë që jam ndeshur këto vitet e fundit”, është shprehur Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se edhe vendet…