Guardiola lavdëron Chelsean

24 nëntor 2019 | 12:44

Manchester City e mposhti të shtunën skuadrën e Chelseat (2-1), por trajneri i Pep Guardiola e ka lavdëruar skuadrën që drejtohet nga Frank Lampard, duke e quajtur si klub të pabesueshëm.

“Pasi pësuam golin e parë, vuajtëm pak dhe rasti më i mirë ishte kur Kevin barazoi shifrat. Në pjesën e dytë e kontrolluam ndeshjen. Janë mjeshtër në pasime dhe klub i pabesueshëm. Në shtatë vitet e fundit City fitoi më shumë trofe, por para kësaj Manchester United dhe Chelsea ishin më të mirat. Mund të shihni se klubet me të mira janë duke luajtur shumë mirë. Leicester, Liverpool, Chelsea dhe skuadra jonë”, ka thënë Guardiola.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një koncert për mërgimtarë nisën "Ditët e kulturës shqiptare"…