Guardiola: Mbappe nuk vjen në City

19 qershor 2023 | 13:41

Trajneri i Pep Guardiola ka bërë të ditur se ylli i Paris-Saint-Germain, Kylian Mbappe nuk do t’i bashkohet Manchester Cityt.

Mbappe së fundi bëri të ditur se ka vendosur që të mos qëndrojë në PSG përtej vitit 2024 dhe spekulimet mbi atë se cili do të jetë klubi i tij i ri janë të mëdha.

Real Madridi përmendet si destinacioni më i mundshëm, por edhe Manchester United thuhet se është serioz në kërkim të shërbimeve të tij, ndërsa Manchester City është në këtë listë për shkak të fuqisë së madhe financiare të sheikëve arab.

“Ne nuk do të nënshkruajmë me Kylian Mbappen, ai nuk do t’i bashkohet Cityt. Të gjithë ju e dini se ku dëshiron të shkojë ai”, ka deklaruar Guardiola duke buzëqeshur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia nuk arriti të merrte trofeun e Ligës së Kombeve…