Guardiola: Mund ta fitojmë sërish Ligën e Kampionëve

07 mars 2024 | 10:54

Manchester City e mposhti edhe në ndeshjen kthyese Copenhagen (3-1) dhe u kualifikua më mërit të plotë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Pep Guardiola ka thënë se skuadra nga “Etihad Stadium” sërish mund të triumfojë në garën më të fortë në futboll.

“Jemi në garë me Real Madrid dhe Bayern Munchen. Nuk e dimë me kë do të përballemi, por le të shohim se çfarë do të na rezervojë shorti. E rëndësishme është që kualifikohemi në çerekfinale prej 7 vitesh radhazi. Sot jemi shumë të respektuar si skuadër. Përpara se të mbërrija te City, ne nuk besonim se do të kishim arritje të tilla. Është çështje kohe, është një proces. Drejtuesit dhe të gjithë në klub më dhanë kohën e duhur. Ne jemi një skuadër që besojmë se mund ta fitojmë përsëri Ligën e Kampionëve”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori…