Guardiola: Ndaj Unitedit luajtëm më mirë se me West Ham, por humbëm

08 mars 2021 | 14:33

Manchester United e mposhti Manchester Cityn (2-0), dhe në këtë mënyrë e ndali serinë 21 fitoreve. Trajneri Pepe Guardiola u shpreh se skuadra e tij luajti shumë mirë, pavarësisht se nuk mundi të fitonte.

Sipas tij, djemtë luajtën më mirë se në ndeshjen me West Ham javën e kaluar, të cilën e fituan 2-1.

“Urime Manchester United për fitoren. Ishin ekip i fortë dhe na shënuan shpejt. Pas 10 minutave të para të vështira ne u rikthyem të ishim të rrezikshëm. Në këtë betejë luajtëm më mirë se në ndeshjen e shkuar me West Ham. Tre pikët në atë rast nuk ishin të merituara. Këtë herë luajtëm më mirë, por rezultati nuk ishte me ne”, ka deklaruar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim…