Guardiola në ankth, shtatë lojtarë në dyshim për ndeshjen ndaj Arsenalit   

28 mars 2024 | 15:50

Manchester City do të luajë në fundjavë një ndeshje tepër të rëndësishme, atë kundër Arsenalit.

Trajneri Pep Guardiola është me dhimbje koke për faktin se një listë e konsiderueshme është bërë me lojtarë që janë në pikëpyetje për sfidën ndaj “Topçinjve”.

Plot shtatë lojtarë janë në mëdyshje për këtë betejë të ashpër trofeu të Premier Ligës. Akanji, Walker, Stones, Ederson, De Bruyne, Grealisht dhe Nunes janë emrat e lojtarëve që vuajnë nga dëmtimet. Një pjesë e mirë e këtyre lojtarëve pësuan lëndime gjatë miqësoreve me kombëtaret e tyre përkatëse ditët e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti princëror u largua nga Londra me helikopter, pak orë…