Guardiola: Nëse eliminohem nga Reali, mund të shkarkohem

13 shkurt 2020 | 16:08

Trajneri Manchester Cityt, Pep Guardiola pranon se ai mund të pushohet nga puna nëse eliminohet nga kundërshtarët e Ligës së Kampionëve, Real Madridi.

Këto dy skuadra përballen mes vete në raundin e 1/16-tës në garën më të madhe ekipore evropiane. “Kjo është arsyeja pse është kaq e vështirë ta fitosh atë. Dhe në 100 e më shumë sezone të historisë për Manchester Cityn, ishin 100 sezone të dështimit – kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Guardiola.

“Ka shumë lojtarë të pabesueshëm që i bënë të lumtur tifozët tanë, dhe tifozët tanë shijuan një pjesë të sezonit. Unë e di se njerëzit thonë ‘Ju jeni i mirë’ ose ‘Ju nuk jeni mjaft i mirë’. Unë e pranoj atë. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve, ëndërroj dhe do të shijoj ndeshjet kundër Real Madridit, për të parë se çfarë mund të bëj”. “Nëse ne nuk i mposhtim ata, atëherë do të vijë kryetari, ose drejtori sportiv dhe do të thonë: ‘Nuk është mjaftueshëm, ne duam Ligën e Kampionëve, unë do të të largojmë ty”, ka shtuar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka ka takuar përfaqësuesin special…