Reka takohet me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

13 shkurt 2020 | 16:05

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka ka takuar përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar nga Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në këtë takim u diskutua stabiliteti i Ballkanit, aspiratat Euro-Atlantike të Kosovës si pjesë e rajonit, sfidat e sigurisë nga akterët jo Euro-Atlantik, si dhe domosdoshmërinë e  përfundimit të përfshirjes së tërë Ballkanit brenda hapësirës Euro-Atlantike.

 

Reka e informoi zyrtarin e lartë diplomatik të Norvegjisë për prioritetet integruese të Kosovës në BE, përfshirë këtu liberalizimin e vizave, zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe përgatitjet për aplikim të Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.
Në këtë drejtim, ministri Reka kërkoi mbështetje të Norvegjisë në bindjen e shteteve skeptike për përkrahjen e këtyre proceseve.

 

Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad e njoftoi Ministrin Reka për bashkëpunimin e ri të Norvegjisë për të mbështetur Presidencën kroate për vendet e Ballkanit Perëndimor me ekspertizë në përgatitjen e tyre  më të shpejtë për rrugën e tyre integruese.

Së fundi, palët u dakorudan në vazhdimin e zbatimit të Projektit të Norvegjisë në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve në zbatimin efektiv të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Berat Armagedoni (alias Dakaj) Gazeta “Epoka e re” më…