Guardiola: Nuk befasohem nga Haalandi

29 gusht 2022 | 15:18

Erling Haaland shënoi tri gola në fitoren e Manchester Cityt me përmbysje ndaj Crystal Palace.

Trajneri Pep Guardiola nuk është i befasuar me paraqitjet dhe golat e sulmuesit norvegjez por faktin se ai e ka bërë një gjë të tillë gjatë gjithë karrierës.

“Ne e transferuam padyshim për këtë lloj ndeshjeje. Ai ka nuhatjen për të shënuar. Atë që ai bëri në këtë ndeshje, e ka bërë gjatë gjithë karrierës. Nuk është asgjë speciale. Nuk kam asnjë dyshim as për Bernardo Silvën. Ai është një fitues i madh dhe ka një mentalitet të pabesueshëm”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahas kërkesave dhe grevave që po mbahen në vend nga…