Guardiola: Nuk mund të luanim për barazim, ishim të shkëlqyer

25 nëntor 2021 | 12:50

Trajneri Pep Guardiolën i gëzohet kualifikimit të Manchester Cityt si e para e grupit. Skuadra angleze e mposhti me përmbysje PSG-në (2-1).

“Ishte një ndeshje e mirë. Rreziku është gjithnjë kur ata kanë topin në 1/3-at e fushës. Ajo është e tmerrshme. Por, sërish ne bëmë një ndeshje të mirë si në takimin e vajtjes. Për fat të keq, në pjesën e parë nuk arritëm të shfrytëzonim rastet e krijuara. Pas golit të tyre, ne morëm një nokaut për 5-10 minuta, por e kaluam. Duhet të falënderojmë njerëzit që erdhën në stadium dhe na mbështetën. Ishte një mbrëmje e bukur për ne. Ne përpiqemi gjithnjë. Ata luftuan shumë dhe ne duhet të bënim një punë të lodhshme në mbrojtje, për shkak të cilësisë që francezët kanë me pasimin e shkurtër”, ka thënë Guardiola.

“Ne ishim thuajse të kualifikuar, por bëmë një ndeshje të mirë ndaj një ekipi të fortë. Këto 5-6 vitet e fundit kemi shkuar në 1/8-at dhe e bëmë si vendi i parë për të cilën unë jam më shumë sesa i kënaqur. Ne sulmojmë shumë mirë në hapësira dhe kemi cilësi me Bernardon. Ai pason në momentin e duhur, duke i nxjerrë shokët në rastet më të mira të shënimit. Ky është një leksion i mirë. Kur humbet duhet të mos dorëzohesh. E dinim që barazimi ishte një rezultat i mirë, por fituam. Ndaj sulmit të tyre duhet të mbroheshim si skuadër. Shikoni rastin që humbi Neymari, e prodhuan nga asgjëja. Nuk i di statistikat, por mendoj se ishim të shkëlqyer”, ka deklaruar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar…