ShSKUK: Më shumë pacientë me post-Covid, se me Covid-19
25 nëntor 2021
| 12:46
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se nga raportimet e datës 25 nëntor 2021 nga klinika Covid dhe spitalet e përgjithshme, në ShSKUK janë të shtrirë 48 pacientë, 15 janë me Covid-19 pozitivë dhe 33 janë post-covid.
Në njoftim thuhet se me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.



