Gucati: Dikush me syze e kapelë solli 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale në zyrat tona

07 shtator 2020 | 14:29

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur sot në zyrat e OVLUÇK-së në Prishtinë. Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.

Kështu ka thënë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për medie.

“Dosjen e ka sjellë dikush sot në orën 09:15. Ka qenë me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi parë që ka material të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati.

Gucatika thënë se këto dosje kanë dalë nga Gjykata Speciale.

“Është material i Gjykatës Speciale që ka dalë prej tyre, dikush e ka pru në organizatë. Ka emra të dëshmitarëve. Janë nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë që kanë bashkëpunuar me Specialen”, ka thënë Gucati, duke treguar edhe për letrën që gjendej brenda pakos.

“Në pako ishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do t’i sjellin edhe 7 mijë dosje të tilla”, ka deklaruar Gucati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Chrissy Teigen, ka zbuluar së fundmi se…