Guvernatori Ismaili merr pjesë në forumin ndërkombëtar të organizuar nga Banka Qendrore e Maqedonisë

29 shtator 2023 | 16:15

Me ftesë të guvernatores së Bankës Qendrore të Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska Bezhoska, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili është duke marrë pjesë në forumin ndërkombëtar me temë “Riaktivizimi i inflacionit dhe realitetet e reja gjeopolitike që ndikojnë në ridizajnimin e politikës makroekonomike”.

Në kuadër të këtij forumi që është duke u mbajtur në Shkup janë realizuar edhe disa takime bilaterale njoftuese me disa nga  guvernatorët e bankave qendrore të shteteve të rajonit dhe Evropës, duke përfshirë guvernatorët nga Banka e Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Lituanisë, Belgjikës, si dhe përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe institucioneve tjera financiare.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës vazhdon të zhvillojë dhe mbajë raporte shumë të mira institucionale dhe bashkëpunimi me bankat qendrore, me qëllim që të jetë e përfshirë dhe përditësuar me qasjet dhe praktikat më të mira makroprudenciale për të rishikuar modelet, që ofrojnë stabilitetin financiar dhe makroekonomik të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se kanë dhënë 3.817…