Guvernatori Ismaili priti delegacionin e lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

22 shtator 2023 | 00:19

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, priti në takim të emëruarit e rinj z. Micah Savidge – Udhëheqës të Sektorit Ekonomik dhe z.Alexander Albertine – Drejtor i Zyrës për Zhvillim Ekonomik (USAID) të SHBA-ve në Kosovë.

Guvernatori Ismaili uroi dy drejtuesit e lartë për detyrën e re, si dhe shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan, për ndihmën e pakursyer dhe mbështetjen e parezervë ndaj BQK-së, institucioneve dhe popullit të Kosovës. SHBA-të përmes mbështetjes institucionale nga Ambasada, Departamenti i Thesarit dhe Rezerva Federale kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për BQK-në, si dhe gjithë sektorin financiar dhe jo vetëm.

Në këtë takim, u shpalosën planet e BQK-së në funksion të objektivave, reformimit dhe zhvillimit të mëtejmë në fusha si stabiliteti financiar, rritja e qasjes në financa, ndërkombëtarizimi, digjitalizimi i shërbimeve, zhvillimet teknologjike dhe risku kibernetik, e deri tek praktikat dhe mekanizmat adekuate për verifikim të pjesëmarrësve në sistemin financiar dhe më tej.

Nga ana e tyre, z.Savidge dhe z.Albertine uruan Guvernatorin Ismaili për detyrën e re dhe rikonfirmuan mbështetjen e SHBA-ve për Bankën Qendrore dhe udhëheqjen e saj, si në aspektin e ruajtjes së pavarësisë institucionale, ashtu edhe në zbatimin e objektivave, planeve dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Unioni i Afaristëve shqiptarë të Luginës së Preshevës “Vizioni” i…