Haalandi shpërndan dhurata për te gjithë pas lamtumirës nga Dortmundi

20 maj 12:33

Pas dy sezone e gjysmë me Borussia Dortmund, Erling Haaland do të veshë tashmë fanellën e Manchester City. Sulmuesi norvegjez bëri paraqitjen e fundit me verdhezinjtë, teksa iu dha një lamtumire emocionale tifozëve fundjavën e kaluar.

21-vjeçari iu afrua “Murit të Verdhë” të famshëm në “Signal Iduna Park”, duke shprehur falënderimet e tij për mbështetjen e madhe. Ylli norvegjez, gjithashtu ka falënderuar shokët e tij të skuadrës dhe trajnerët duke iu dhuruar ora luksoze me vlerë 11.000-13.000 £, sipas gazetës gjermane “Bild”.

Mbi 20 punonjës të tjerë në klub, si fizioterapistë, kuzhinierë dhe këshilltarë, thuhet se kanë marrë po ashtu secili orën “Omega”, me vlerë 6.000-8.000 £. Në total, dhuratat e tij të lamtumirës kushtuan diçka më pak se gjysmë milioni paund (590 mijë euro) Haaland do të jetë një nga më të paguarit te Manchester City.

Ai thuhet se do të fitojë 300.000 £ në javë, gjë që do ta vendosë në të njëjtin grup me përfituesit e pagave më të larta në Premier League. Pasi Manchester City konfirmoi nënshkrimin me Haaland, Pep Guardiola e përgëzoi klubin për goditjen e madhe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka deklaruar se forcat ruse…