Hajdar Beqa: Karvani i fitores së madhe të PDK-së po vjen

20 shtator 2019 | 21:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjakovë, Hajdar Beqa, i cili është edhe kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputetë të kësaj dege, Hisen Berisha, Butrint Batalli e Geta Beqa, kanë takuar anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie të nëndegës së fshatrave Ponoshec, Morinën, Stubëll, Berjahë e Popoc.

Takimi është mbajtur në Shkollen fillore “Ganimete Terbeshi” në Ponoshec.

Kryetari Beqa ka falënderuar të pranishmit, duke theksuar se me këtë pritje që po i bëhet kandidatëve të kësaj partie, karvani i fitores së madhe po vjen.

Ai ka kërkuar nga ata që masovikisht të dalin në zgjedhjet e 6 tetorit që në këtë mënyrë të përgatiten për fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosoves, duke përkrahur projektin zhvillimor të kryeministrit në ardhje Kadri Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 29 milionë foshnja kanë lindur vitin e…