Hajdar Beqa kërkon votën e qytetarëve për deputet, ky është mesazhi i tij

25 shtator 20:07

Hajdar Beqa, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e 6 tetorit, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar arsyen e kandidimin për herë të tretë për Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë dy mandateve në Kuvendin e Kosovës ka adresuar shumë probleme, të cilat më pastaj janë trajtuar dhe janë zgjidhur në mënyrë institucionale.

“Si fëmijë unë jam edukuar si duhet të mbrohet atdheu, si student me krenari i kam shërbyer atdheut, deri sa si deputet për dy mandate unë në mënyrën më të mirë të mundshme kam promovuar vendin tim, për të cilën kam derdhur gjak personalisht”, ka shkruar Beqa.

Shkrimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Sot edhe zyrtarisht ka nisur fushata parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

Siç edhe ju e dini, gjatë dy mandateve të kaluara si deputet i Kuvendit të Kosovës kam dhënë maksimumin për përfaqësim sa më të mirë të elektoratit të cilët më kanë dhënë besimin për t’i përfaqësuar.

Gjatë dy mandateve në Kuvendin e Kosovës unë kam adresuar shumë probleme, të cilat më pastaj janë trajtuar dhe janë zgjidhur më mënyrë institucionale.

Të nderuar qytetarë

Si fëmijë unë jam edukuar si duhet të mbrohet atdheu, si student me krenari i kam shërbyer atdheut, deri sa si deputet për dy mandate unë në mënyrën më të mirë të mundshme kam promovuar vendin tim, për të cilën kam derdhur gjak personalisht.

Kosova gjatë udhëheqjes së Partisë Demokratike të Kosovës tashmë i përngjan shteteve të Zhvilluara Evropiane:

Ka institucione moderne

Ka administratë efikase

Ka infrastrukturë publike moderne

Ka autostradat më të mira në rajon

Kemi krijuar kushte të mira për zhvillimin e biznesit, e ku për herë të parë në vendin tonë është rritur dukshëm eksporti e ka rënie të theksuar të importeve.

Por, mbi të gjitha ka rininë më të mirë të cilën kanë dhënë shembull në vendin tonë, por edhe në shtetet e zhvilluara Evropiane.

Të dashur qytetarë

Në zgjedhjet e 6 tetorit unë mbaj numrin 34 të listës së partisë Demokratike të Kosovës të cilët i prin kryeministri në ardhje z.Kadri Veseli.

Andaj unë edhe kësaj radhe kërkoj votën tuaj për të qenë zëri juaj i vërtet në Institucionet e vendit.

Unë kërkoj përkrahjen tuaj, pasi që projekti i PDK-së është projekt i zhvillimit, hapjeve të vendeve të reja të punës.

Është projekt i çrrënjosjes së korrupsionit.

Është projekt i ardhmërisë.

Andaj ju ftoj që të jemi së bashku në rrugëtimin tonë të fitores së madhe

VOTO PDK 112

VOTO KADRI VESELIN PËR KRYEMINISTËR 1

VOTO HAJDAR BEQA 34

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ARIF MOLLIQI Pesha e arkivolit Ditën e varrimit Njerëzit bëjnë…