Hajdari kalon te Ponte Prizreni

21 shtator 2020 | 15:27

Njëri ndër basketbollistët më të mirë vendor në vitet e fundit, Arti Hajdari nga sot zyrtarisht është pjesë e KB Ponte Prizreni.

“Arti ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi. Arti Hajdari vitin e kaluar ishte pjesë e KB Peja ndërsa gjysmëstinorin e parë ishte pjesë e KB Feronikeli. Me Artin skuadra është kompletuar dhe në një vendim më të shpejtë nga Ministria e Shëndetësisë skuadra do fillojë stërvitjet”, thuhet në njoftimin e KB Ponte Prizreni.

Ndërsa Arti Hajdari është shprehur i lumtur me këtë transferim. “Jam i lumtur që kam kaluar në një klub të organizuar, do bëj më të mirën të mundur nga vetja që KB Ponte Prizreni t’i arrijë objektivat e synuara”.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kujtuar kolonel Ahmet…