Hajdini dhe Hajdari prezantohen te Llapi  

01 qershor 2018 | 17:07

Skuadra e Llapit ka prezantuar dy transferet për edicionin e ri futbollistik: portierin Bledar Hajdini dhe sulmuesin Fiton Hajdarin, të cilët ishin pjesë e skuadrës së Trepçës ‘89.

Fotografia e K.F. Llapi

22-vjeçari Hajdini është pjesë e Përfaqesues së Kosovës në futboll, kurse në edicionin e kaluar, pati paraqitje tejet të mira duke mbajtur plotë 18 herë portën e paprekur, ndërsa gjatë edicionit 2016/18 arriti të shpallej kampion me Trepçën ‘89 ku edhe morri pjesë në garat e Ligës së Kampionëve. Ndërsa Fiton Hajdari, është 26-vjeçar dhe njihet për golin historik të shënuar në Ligën e Kampionëve për Trepçën ‘89.

Fotografia e K.F. Llapi

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joachim Low ka përjashtuar mundësinë që të jetë pasardhës i…