Hajnat futen në një banesë në Veternik, vjedhin stoli ari dhe orë dore

19 shkurt 2024 | 13:05

Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se atij i janë vjedhur stoli ari dhe orë dore.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është nën hetime.

“Veternik, Prishtinë 18.02.2024 – 18:00-20:41. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe prej aty kanë vjedhur stoli ari dhe orë dore. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili ka paralajmëruar rrezikun e agresionit…