Haki Rugova, Vetëvendosjes: Ne i kemi numrat për qeverinë, protestat mbani lirisht

26 maj 2020 | 15:11

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, është shprehur i bindur se LDK-ja i ka numrat për formimin e qeverisë së re pa shkuar fare në zgjedhje të parakohshme.

Rugova ka thënë se LDK-ja është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e qeverisë, proces ky i cili sipas tij do të përfundojë shumë shpejt.

“Ne patjetër që numrat për formimin e qeverisë i kemi dhe ajo pritet të formohet shumë shpejt. Jemi duke e pritur njëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj menjëherë formimin e qeverisë”, ka thënë Rugova për gazetën “Blic”.

Më tutje, ai ka komentuar edhe mbajtjen e protestave të mundshme nga Lëvizja Vetëvendosje në rast se Kushtetuesja vendos në favor të LDK-së.

“Është e drejtë e Vetëvendosjes nëse dëshiron të mbajë protesta apo jo, nëse ato janë demokratike, është e drejtë të mbahen, por nëse nuk janë, atëherë nuk duhet të mbahen”, ka thënë Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese duhet që brenda tri ditëve të ardhshme të…