Halimi: Në vend se të flisnim për digjitalizimin e shkollave, ne duhet të përballemi me harrnime të Qeverisë

03 shtator 2023 | 17:34

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë “se vend që të flisnim për digjitalizimin e shkollave, na duhet të përballemi me sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë”.

E sipas Halimit, e gjithë kjo që po ndodh me tekste shkollore është pasi kemi një Qeveri të “papërgjegjshme dhe të paaftë”.

“Sot është e diel, vikendi i parë i shtatorit, mot i jashtëzakonshëm, mundësi ideale që prindërit të kalojnë kohë pushimi me fëmijët e tyre, në Parkun e Gërmisë apo kudo tjetër. Mirëpo, Qeveria që komplikon gjithçka, ua ka shtuar një brengë më shumë, duke i detyruar të vrapojnë nga një librari në tjetrën, e të presin në radhë të gjata, për librat që shpesh edhe nuk mund t’i gjejnë. Kjo nuk do të ishte temë sikur të kishim një Qeveri të përgjegjshme dhe të dijshme. Tashti në vend se të flisnim për digjitalizim të shkollave e inteligjencë artificiale, sikur krejt bota e zhvilluar, na duhet të përballemi me këto sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë!”, ka shkruar Halimi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që prej fundit të qershorit, ku përfundoi kontratën me “gjigandët”…