Haliti: Mënyra e prezantimit të vettingut nga qeveria, tendencë për kontrollim të drejtësisë

19 maj 2021 | 13:00

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka deklaruar se mënyra si Qeveria Kurti  është duke e prezantuar vettingun është një tendencë për kontrollim të drejtësisë.

Ai në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar programin qeverisës, të cilin e ka quajtur më shumë si program të dëshirave sesa të planeve konkrete.

“Kur flitet për vettingun kam përshtypjen se njerëzit ose elektorati dhe mendësia e disa këtu i sheh hekurat e burgut, ose prangat në duar të dikujt. Unë jam ithtar i vettingut, por ne e kemi parë, e kemi kaluar një herë vettingun në drejtësi, por ai nuk ka qenë i suksesshëm. Mënyra qysh po prezantohen është një tendencë për ta marrë në kontroll drejtësinë dhe për t’i dhënë mundësi pastaj opozitës për ta akuzuar qeverinë për kapje të shtetit, ashtu siç na keni akuzuar neve për nja 10 vjet”, ka thënë Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann në afatin kalimtar të verës…