Haliti thotë se do të merren masa ligjore ndaj kompanive që nuk e kanë respektuar kontratën

04 shkurt 2019 | 16:16

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur të hënën mbledhjen e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale.

Gjatë kësaj mbledhje është bërë me dije se Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, tani e tutje do ta udhëheq Arlinda Sahiti.

Po në këtë mbledhje, kryetari Haliti dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, kanë potencuar se institucionet komunale të Vitisë kanë analizuar projektet të cilat janë realizuar gjatë vitit 2018.

Më këtë rast, Haliti ka thënë se Komuna e Vitisë pas kësaj analize ka parë që disa projekte nuk janë realizuar sipas kontratave të cilat kanë nënshkruar disa operatorë ekonomikë.

Ai ka kërkuar që projektet të cilat nuk janë në cilësinë e paraparë me kontratë të mos pranohen. “Ne kemi bërë një analizë të cilësisë për projektet të cilat janë realizuar gjatë vitit të shkuar. Kemi parë që disa projekte nuk janë realizuar sipas cilësisë që është paraparë me kontratën të cilat i kanë nënshkruar operatorët ekonomikë. Kërkoj që projektet të cilat nuk janë sipas cilësisë së paraparë të mos pranohen. Nëse ato nuk rregullohen siç është paraparë me kontratat të cilat i kanë nënshkruar vetë operatorët ekonomikë, atëherë duhet të marrim masat ligjore ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë”, ka thënë Haliti.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të…