Hamiltoni akuzon Verstappenin: I çmendur, nuk garohet kështu në Formula 1

06 dhjetor 2021 | 15:32

Piloti Lewis Hamilton nuk i ka kursyer akuzat ndaj rivalit të tij për titull Max Verstappen, pas triumfit në garën e zhvilluar në pistën qytetase të Jeddas.

Piloti britanik i Mercedesit ka qenë i pakënaqur nga mënyra e pilotimin të holandezit të Red Bull. Madje dy pilotët patën edhe një kontakt gjatë garës, me Hamilton që e akuzoi: “Ai është një i çmendur”.

“Nuk pilotohet në këtë mënyrë, pasi rrezikojmë shumë. Ajo mënyrë pilotimi nuk i përket Formula 1. Jam dakord që në pistë po bëhet një betejë e fortë për titullin, por duke respektuar rregullat. Gjithsesi, jam gjithnjë unë ai që shmangem për të evituar kontaktin në garë”, ka shtuar Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i ShBA-së nga radhët e republikanëve, Donald Trump, ka…