Hamiltoni lë Mercedesin për Ferrarin  

22 maj 2023 | 13:33

E ardhmja e Lewis Hamilton te Mercedes është ende në pikëpyetje, duke parë që mes palëve ende nuk ka asnjë kontakt për rinovimin e kontratës.

Siç bën me dije “Daily Mail”, britaniku mund të bashkohet me Ferrarin në sezonin e ardhshëm, me skuderinë italiane që i ka ofruar plot 40 milionë paund shtat herë kampionit të botës. Sipas prestigjiozes britanike, “Kokëkuqja” beson se Hamiltoni mund të rikthejë dhe njëherë titullin kampion në Itali dhe gjithashtu kërkon që britaniku të thyejë rekordin e Michael Schumacherit në ngjyrat e veta.

Kjo gjë do të sillte sakrificën e pilotit të parë të Ferrarit, Charles Leclerc. Monegasku është përfolur kohët e fundit se mund të largohet nga Ferrari këtë sezon dhe se gjithashtu ka nisur bisedimet me Mercedesin. Ky do të ishte një shkëmbim i mirë mes palëve, ku të dyja skuderitë do të merrnin atë që donin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e…