Hamiltoni: Më kanë bullizuar pasi isha me ngjyrë, më gjuanin me banane

24 janar 2023 | 16:47

Piloti britanik Lewis Hamilton, shtatë herë kampion bote në Formula 1, ka rrëfyer të shkuarën e tij dhe periudhën kur ishte ende një fëmijë dhe i panjohur. Ai ka deklaruar se racizmi ndaj tij ka qenë i fortë: “Kam qenë viktimë e bullizmit kur isha gjashtë vjeç. Asokohe isha në shkollë dhe isha një nga nxënësit e paktë me ngjyrë. Më të rriturit, më të fortë dhe abuzues, më tallnin shumicën e kohës”.

Piloti i Mercedesit shprehet se talljet nuk ishin fyerjet e vetme ndaj tij, pasi dhuna psikologjike ishte e madhe. “Kur mësoja historinë nuk shihja asnjë foto të njerëzve me ngjyrë dhe pyet veten përse. Mësuesit më thoshin nuk do të bëhesha dikushi në jetë. Kujtoj që qaja në oborrin pas shkollës dhe i thosha vetes që nuk do të bëhesha ndonjëherë dikushi”, kujton Hamiltoni.

Gjithsesi, Lewis Hamiltoni është piloti me më shumë fitore në Formula 1, njeriu që mban shumë rekorde. Një njeri që e nisi rrugëtimin e jetës së tij në rrugicat në periferi të Londrës për të qenë në majën e Formulës 1. “Sistemi ka qenë kundër meje, Formulës 1 dhe isha kundër rrymës. E shkuara ime më kë bërë ky që jam sot. Dikur nuk flisja në shtëpinë time për këto gjëra, pasi nuk doja që babai im të mendonte se nuk isha i fortë”, tha Hamiltoni.

Vjet, një legjendë e Formulës 1, Nelson Piquet, e quajti “zezaku i vogël”, duke konfirmuar abuzimet ndaj tij. “Ka ende një mentalitet të keq që duhet ndryshuar, njerëz që nuk duhet të kenë vend në sportin tonë. Këto sjellje më kanë rrethuar gjithë jetën. Madje më kanë hedhur edhe banane. Kur më shanin në gara, babai im më thoshte gjithnjë të isha i qetë dhe t’ia lija gjithçka pistës dhe aty tregova se kush jam”, ka deklaruar Hamiltoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim…