Hamiltoni: Ndryshimet dhanë rezultat te Russelli, tani montohen edhe tek unë

26 maj 2022 | 11:51

Piloti britanik Lewis Hamilton, shtatë herë kampion bote në Formula 1, ka sqaruar se përse George Russell, shoku i tij i skuadrës te Mercedesi, është disi më i shpejtë në garën e fundit në Spanjë. Sipas tij, në makinën e Russellit u aplikuan disa modifikime shtesë, që nuk ishin montuar te Hamiltoni.

Sipas kampionit të botës, ndryshimet ishin efektive dhe duke nisur nga gara e radhës në Montekarlo do të aplikohen edhe tek ai.

“Kemi sjellë disa modifikime në makinë dhe ritmi në garë ishte shumë ndryshe nga garat e shkuara. Na duhet vetëm të përmirësohemi në provat zyrtare”, ka thënë Hamiltoni.

“Në Spanjë makinat tona ishin paksa ndryshe, pasi bëmë disa eksperimente në makinën e Georges që, në fund, rezultuan më të mira në provat zyrtare krahasuar me mua. Ndaj, në garën e radhës ato do të aplikohen edhe tek unë. Ky është një sinjal pozitiv, pasi jemi në rrugën e duhur dhe shpejt do të duelojmë për fitore”, ka shtuar Hamiltoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli i Gjykatës së Apelit ka konstatuar se palët në…