Hamiltoni: Nuk tërhiqem pa fituar titullin e shtatë

23 nëntor 2019 | 11:10

“Nuk kam ndërmend të tërhiqem. Po shijoj momentin, por jam në kërkim të stimujve të tjerë për të ardhmen”, u shpreh Lewis Hamiltoni pas zërave se mund të tërhiqet në fund të vitit 2020, pasi ta përfundojë kontratën që ka me makinën Mercedes.

“Dua që sezonin tjetër ta fitoj titullin e shtatë kampion. E urrej veten kur humbas një garë edhe pse jo kaq shumë sa kur isha i ri që nevrikosesha shumë”, u shpreh britaniku, me gjashtë tituj kampionë bote në Formula 1.

Gjithsesi, Hamiltoni e di mirë se sezonin e ardhshëm do të hasë në një rivalitet më të madh. “Leclerc dhe Verstappen do të jenë kampionët e ardhshëm të botës, por shpresoj jo vitin tjetër. Janë të rinj dhe pilotojnë mjaft mirë, por përvoja ime mund ta bëjë dallimin për t’ia dalë sërish mbanë”, ka deklaruar Hamiltoni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka nderuar së fundmi aktori Jon…