Hamiltoni: Russelli është e ardhmja e Mercedesit, ka potencialin për t’u shpallur kampion

18 korrik 2022 | 12:49

Sezoni 2022 në Formula 1 për skuadrën e Mercedesin nisi më mirë për George Russell, që ishte konstant dhe renditej gjithnjë në “top-5”.

Ndërsa në garat e fundit duket se është Lewis Hamilton ai që po paraqitet më mirë në pistë. Hamiltoni ka folur mirë për shokun e tij të skuadrës, duke u shprehur se janë ndjerë mirë duke punuar së bashku. “George pati një impakt shumë pozitiv te skuadra dhe puna që kemi kryer të gjithë së bashku”, u shpreh Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1.

“Ishte argëtuese të qëndronim bashkë dhe kemi punuar jashtëzakonisht shumë. Ka bërë një punë të mirë dhe ka arritur rezultate të mira. Mendoj se në të ardhmen ka potencialin për t’u shpallur kampion me Mercedes”, ka deklaruar Hamilton. “Mendoj se e ardhmja e Mercedes është në duar të sigurta, pasi është pilot i jashtëzakonshëm, që mund të përmirësohet edhe më shumë. Ardhja e tij këtu ishte zgjedhja e duhur dhe shpresoj ta ndihmoj sa më shumë për t’u rritur profesionalisht”, ka shtuar Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Financave, Hekuran Murati,  ka deklaruar se…