Hamiltoni: Suksesi në Singapor, më i rëndësishmi i këtij sezoni

18 shtator 2018 | 16:39

“Suksesi në garën e Singaporit mund të jetë më i rëndësishmi në këtë sezon, pasi u arrit në një pistë të vështirë për Mercedesin dhe në një moment delikat të sezonit. Ndaj e konsideroj këtë triumf si një hap të rëndësishëm drejt titullit”, u shpreh Lewis Hamiltoni që tashmë ka 40 pikë avantazh karshi Sebastian Vettelin në renditjen e përgjithshme të Botërorit të Formula 1.

Duke folur për garën, ai shtoi: “Ishte shumë e vështirë, por më ndihmuan edhe tifozët që më mbështesnin në çdo moment. I rëndësishëm ishte starti i garës, ku ruajta kreun, por edhe më pas gara pati momente të vështira, pasi parakalimet këtu janë të vështira. Më ngjante sikur gara nuk do të përfundonte kurrë”, ka thënë piloti britanik.

“Këtë herë duelova në disa çaste me Verstappen, që kërkoi të përfitonte nga parakalimet, por ia dola ta ruaja qetësinë dhe të krijoja një diferencë sigurie në garë. Edhe Ferrari ishte në formë dhe deri në fund shpresoi, por ne ishim më superiorë në pistë dhe e merituam fitoren. 40 pikët avantazh janë të konsiderueshme, por Botërori ka ende gjashtë gara deri në fund”, ka deklaruar Hamiltoni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stad Fronse kanë fituar ndaj Tulon në Francë në kampionatin…