Hamiltoni triumfon në Mugello, zhgënjen Ferrari  

13 shtator 2020 | 18:04

Lewis Hamilton ka fshirë zhgënjimin e Monzas me një fitore të shkëlqyer në Çmimin e Madh të Toskanës, i pari që zhvillohet në Mugello dhe që është karakterizuar nga aksidente dhe dy amuj të kuq me po aq rinisje të garës.

Pas anglezit është renditur Valtteri Bottas, duke kompletuar “dopjetën” e radhës të Mercedes. Në podium është ngjitur edhe Alexander Albon, i cili ka bërë një garë të jashtëzakonshme. Tjetër zhgënjim për Ferrarin: Charles Leclerc e ka mbyllur në vendin e tetë, Sebastian Vettel në të dhjetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Benficas, Mile Svilar ka rezultuar pozitiv me koronavirus,…