Hamiltoni triumfon në Spanjë

12 maj 2019 | 19:17

Lewis Hamilton ka triumfuar në Çmimin e Madh të Spanjës dhe ka marrë fitoren e tretë të këtij sezonit. Piloti anglez është ngjitur në vendin e parë të renditjes dhe ka një avantazh prej 7 pikësh ndaj Bottas.

Britaniku ka shkatërruar shokun e tij të skuadrës, i cili e ka nisur garën nga vendi i parë, në fundjavën e radhës të dominuar nga Mercedes.

Vendi tretë është marrë nga Red Bulli i Verstappen, ndërsa ka zhgënjyer Ferrari, me Vettel dhe Leclerc që kanë zënë respektivisht vendet katër dhe pesë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjenda 11:00 – Homazhe për Tahir dhe Nebih Mehën Vendi:…