Hamza Balje: Nuk duhet t’i harrojmë kurrë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

11 korrik 2021 | 13:30

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hamza Balje, përmes një njoftimi në profilin e tij në “Facebook” ka kujtuar 26 vjetorin e ditës kur është bërë gjenocidi në Srebrenica.

Postimi i plotë i Baljes:

Çdo 11 korrik, pas vitit 1995, mijëra njerëz mblidhen në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit për të kujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, krimi më i tmerrshëm i kryer në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore. Të mbijetuarit dhe familjet e viktimave kërkojnë drejtësi, njohje dhe respekt.

Këtë vit, 19 varre të reja do t’i bashkohen qindra e mijëra varreve në Potoçari.

Që atëherë, familjet e viktimave – veçanërisht nënat e Srebrenicës që humbën burrat, djemtë, vëllezërit – kanë qenë në një udhëtim të gjatë dhe të guximshëm drejt drejtësisë dhe njohjes.

Gjenocidi i ndodhur në Srebrenicë është një nga faqet më të errëta në historinë Evropiane. Mesazhi është për të gjithë, nëse duam të shkruajmë një të ardhme më të ndritur, nuk duhet të harrojmë të kaluarën dhe viktimat në Srebrenicë. Ne duhet të pranojmë vuajtjet e të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave dhe duhet ta vendosim luftën e nënave të Srebrenicës si qëllimin tonë, qëllimin për drejtësi dhe të vërtetën.

Për të respektuar të kaluarën, viktimat dhe të mbijetuarit, ne duhet ta quajmë Srebrenicën me emrin e saj: GJENOCID.

Për të ndërtuar të ardhmen, ne duhet të kundërshtojmë njëzëri çdo vendosje kur mohohet gjenocidi.

Ell-fatiha për të gjithë dëshmorët!

Mos ta harrojmë SREBRENICËN!

#Donotforget_SREBRENICA!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Drenica ka zgjedhur ikonat e saj për të drejtuar…