Lushtaku emërohet trajner i Drenicës

11 korrik 2021 | 13:29

KF Drenica ka zgjedhur ikonat e saj për të drejtuar shtabin teknik. Në postin e trajnerit është rikthyer Tahir Lushtaku, kurse ndihmës të tij janë emëruar Sami Geci, Brahim Vojvoda dhe Arton Hajdari, kurse Bekim Xani është emëruar trajner i portierëve.

“Kryesia e re e klubit ka bërë një hap të madh duke rikthyer në klub ikonat e futbollit të Drenicës. Pas emërimit të Besim Bajraktarit drejtor sportiv, Tahir Lushtaku emërohet kryetrajner i Drenicës  i cili ndihmës do të këtë: Sami Geci, ish-kapiteni legjendar i ekipit, Brahim Vojvoda, Arton Hajdari, i cili gjithashtu është ish-lojtar i Drenicës dhe Bekim Xani, i cili do të jetë trajner i portierëve. Kryesia e re ka objektiva të qarta afatgjate, prandaj marrëveshja me shtabin teknik është tri vjeçare, me synim Evropën. Shtabi teknik brenda pak ditësh pritet të fillojë stërvitjet për edicionin e ri të garave 2021/2022”, thuhet në njoftimin e KF Drenica.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell,…