Hamza në “Debat Plus” thotë se punëtorët që kanë humbur vendet e punës në pandemi do të marrin nga 300 euro për tre muaj.

“Në total i bie që ata të marrin 900 euro për tre muajt e fundit të vitit 2020. Këto para do t’i marrin si pagesa të menjëhershme pasi tashmë tetori e nëntori kanë kaluar”, u shpreh Hamza.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së thotë se ligji parasheh edhe tërheqjen e 10% të parave të Trustit.

“Mirëpo do t’iu kthehen mjetet në llogari brenda pese viteve atyre që kanë më pak se 10 mijë euro”.

Hamza thotë se nuk do të ketë kufizime për sasinë e parave nga Trusti që do të tërheqin qytetarët.

“Më e mira është që këto para që tërhiqen nuk do të tatimohen”, tha pos tjerash i Hamza.