Hamza: Qeveria është zotuar që të vazhdoj me reformat e menaxhimit të financave publike

07 shkurt 2019 | 13:00

Nën organizimin e Ministrisë së Financave sot është mbajtur konferenca me temën “Fuqizimi i Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike dhe llogaridhënies menaxheriale në subjektet e sektorit publik në Kosovë”, në të cilën morën pjesë ministri i Financave Bedri Hamza, përfaqësuesi i Komisionit Evropian Raymond Hill, Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani, përfaqësuesja e SIGMA-së Miroslaëa Boryczka, Kryetarët e Komunave, Kryeshefat e Agjencive, si dhe Sekretarët e Përgjithshëm.
Me këta rast ministri i Financave Bedri Hamza, theksoi se “Qeveria e Kosovës është zotuar që të vazhdoj me reformat e administratës publike, veçanërisht shtyllën e tretë të menaxhimit të financave publike, që ndikojnë në fuqizimin e kontrollin e brendshëm për financa publike”, u shpreh ai.

Sipas tij, për të përmbushur këtë zotim Ministria e Financave me përkrahjen e Komisionit Evropian dhe SIGMA-së ka hartuar Ligjin për kontrollin e brendshëm të financave publike i cili është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në maj të 2018-tës.

Ai bëri të ditur se qëllimi i kësaj konference ishte që përmes saj të bëhet e ditur se Kosova synon të avancoj përpara me reformat e administratës publike për të siguruar një sistem të shëndoshë të Menaxhimit të Financave Publike në harmoni me standardet dhe përvojat më të mira ndërkombëtare. “Ky avancim mundëson një performancë më të mirë të qeverisjes dhe një model të strukturuar e operacional për udhëheqjen e qeverive kombëtare në krijimin e një mjedisi të kontrollit të brendshëm të nivelit të lartë dhe në veçanti për të përmirësuar sistemet e tyre të kontrollit të sektorit publik në linjë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të BE-së”, shtoi Hamza.

Sipas tij, sistemet e fuqishme të menaxhimit financiar dhe kontrollit janë thelbësore për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike, transparencën, llogaridhënien, përdorimin efektiv dhe efikas të fondeve publike, përfshirë këtu edhe auditimin e brendshëm funksionalisht të pavarur i cili shton vlerë për organizatën.

Ndërsa, përfaqësuesi i Komisionit Evropian Raymond Hill deklaroi se “Komisioni Evropian ka mirëpritur miratimin e Ligjit të rishikuar mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. Ky Ligj siguron një kornizë të mirë brenda së cilës menaxherët në sektorin publik mund të udhëheqin me organizatat e tyre, si dhe të përmbushin objektivat e Qeverisë në kohë, brenda buxhetit dhe në standardin e performancës. Një administratë publike me performancë të lartë do të kontribuojë në një mjedis më të mirë ku njerëzit mund të jetojnë, mësojnë dhe punojnë, dhe për bizneset të zhvillohen në mënyrë më efikase dhe efektive. Komisioni Evropian inkurajon Kosovën që të vazhdojë me përpjekjet e saj të mira për të modernizuar më tej rregullimin e qeverisjes publike”, u shpreh Hill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, është takuar me…