Hapet edicioni i katërt i Autostradës Biennale

10 gusht 2023 | 21:57

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë marrë pjesë në hapjen e edicionit të katërt të Autostradës Biennale.

” ‘Të gjitha imazhet do të zhduken një ditë’ është një ekspozitë për atë që na bën e na thurrë me njëri-tjetrin, për liritë përtej zgjedhjeve, për të imagjinuarat që rrjedhin pavarësisht kufijve dhe përmatanë tyre. Është një ekspozitë për autobiografitë kolektive që mbahen në arkiva kulturorë, në ata rezervuarë të thellë fjalësh, gjësendesh, yrnekësh, ndjenjash ose keqkuptimesh. Ka të bëjë me lidhjen me të panjohurën”, ka theksuar Kurti.

Kryeministri ka theksuar se Bienalja e artit bashkëkohor, me veprat e 34 artistëve, kuruar nga Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu, do të jetë e hapur deri më 9 shtator, në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet ka shkundur ishullin e Kretës pak minuta më…