Hapet një pikë e grumbullimit të qumështit në Malishevë

14 qershor 2019 | 14:33

Në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës është hapur të premten pika e grumbullimit të qumështit.

Hapja e kësaj pike të grumbullimit të qumështit është vlerësuar të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë fermerët e kësaj komune, pasi është një pikë tillë moderne që u mundëson fermerëve që të bëjnë dorëzimin e qumështit më afër fermave të tyre.

Në hapjen e kësaj pike grumbulluese, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe drejtori komunal i Bujqësisë, Murat Hoxha, të cilët e kanë uruar pronarin Sami Krasniqi, për hapjen e pikës dhe vazhdimin e traditës së tij për grumbullimin e qumështit. “Hapja e kësaj pike grumbullimi nuk është thjeshtë një biznes për pronarin por një lehtësim edhe për të gjithë fermerët të cilët kanë ferma apo mbajnë lopë dhe detyrimisht duhet ta dorëzojnë qumështin. Po ashtu, kjo është një mundësi më shumë për konsumimin e produkteve vendore, pasi prodhimi dhe produkte që ju merrni, do të konsumohen në tregun vendor, e me këtë, po ashtu hapen edhe vende pune”, ka thënë Begaj.

Begaj e Hoxha janë takuar edhe me fermerët që dorëzojnë qumështin në këtë pikë dhe janë njoftuar me problemet që ata kanë, sidomos me çmimet e ulëta, ashtu sikur janë në tërë vendin.

Për këtë problematikë, kryetari Begaj ka thënë se është i njoftuar me këtë dhe do të bëjë të pamundurën për subvencionimin e qumështit, por edhe për prodhimet dhe produktet tjera vendore.

Hapja e kësaj pike grumbulluese të qumështit është mundësuar nga Ministria e Bujqësisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se në objektin…