Hapet Qendra për Angazhimin e Komuniteteve në qytetin e Mitrovicës

20 dhjetor 2023 | 14:45

Në qytetin e Mitrovicës u shënua hapja zyrtare e Qendrës për Angazhimin e Komuniteteve (QAK), një iniciativë e cila u realizua përmes bashkëpunimit të suksesshëm midis Komunës së Mitrovicës dhe Projektit Integra.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në këtë komunë, Elvis Feka, ishte i pranishëm gjatë ceremonisë së hapjes dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë hapësirë të re që do të shërbejë si një burim i rëndësishëm për gratë dhe vajzat e riatdhesuara.

Kjo qendre synon të nxisë pjesëmarrjen e tyre aktive në shumë lloje aktivitetesh, duke përfshirë ofrimin e mundësive të arsimit, trajnimit dhe seminareve. Përveç kësaj, QAK-u do të organizojë tubime sociale dhe ngjarje të ndryshme për të krijuar një mjedis inkurajues dhe mbështetës për komunitetin.

Drejtori Feka ka theksuar se ky hap ka një impakt të madh në përmirësimin e jetës së grave dhe vajzave të riatdhesuara në këtë rajon, duke ndihmuar në forcimin e tyre nëpërmjet zhvillimit të aftësive dhe krijimit të mundësive të reja për ata që janë në nevojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shprehen…