Hapet samiti i ministrave të financave të rajonit, mungon ministri serb

15 qershor 12:10

Në qytetin bregdetar në Budvë të Malit të Zi, nën organizimin e ministrisë së financave të Malit të Zi, e mbështetur nga NIN, sot është hapur samiti i shtatë rajonal i ministrave të financave, guvernatorëve dhe drejtorëve të administratës tatimore. 

Në këtë Samit, Kosovën e përfaqëson zv.ministri i financave Fatmir Gashi, guvernatori i Kosovës Fehmi Mehmeti si dhe drejtori i Administratës Tatimore Sakip Imeri.

Të ftuar në këtë samit i cili do të zgjatë nga data 14-16 qershor janë përfaqësuesit nga qeveria e Shqipërisë, e Maqedonisë, e Serbisë, e Bosnjes së Hercegovinës, nga Srbska Republika si dhe shteti nikoqir i Malit të Zi. 

Në ditën e parë të ketij samitit përafësuesit e shteteve të rajonit kanë paraqitur nga një rezyme rreth situates financire të shteteve të tyre. 

Vlenë të theksohet se me prezantimin e të pranishmëve nga ana e moderatorit të këtij samiti Milan Ćulibrk u bë e ditur se për shkak të ndërrimit të ministrit serb të financave në qeverinë e Serbisë, ai nuk është pjesëmarrës në këtë samit.

Në këtë samit, janë paraqitur shifra të përformancës ekonomike dhe Kosova prinë me rritje ekonomike prej 4.6% ndërsa sipas parashikimeve të BQK-së në vitet e ardhshme Kosova pritet të shënoj rritje ekonomike deri në 6% ka njoftuar zv.ministri i financave i Kosovës, Fatmir Gashi.  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar…