Hapet thirrja, qytetarët do të subvencionohen për investimet efiçiente në shtëpi

07 gusht 2023 | 13:09

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë me dije se nga nesër qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim të termoizolimit të mureve të jashtme, termoizolimit të kulmeve, si dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme për 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro.

“Tejet e lumtur që po lansojmë skemën e parë të institucioneve të Republikës së Kosovës për efiçencën e energjisë për sektorin rezidencial, e implementuar nga Fondi i Kosovës pёr Efiçiencё tё Energjisё dhe e mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian European Union in Kosovo. Faleminderit bordit dhe menaxhmentit të fondit, anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe të gjithë partnerëve të cilët kanë dhënë kontributin e tyre”, ka theksuar Rizvanolli.

Aplikimi do të bëhet përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj është larguar nga Kasimpasa për t’u transferuar…