Hapet Zyra e Gjendjes Civile në Arllat të Drenasit

15 prill 2019 | 12:06

Ka përfunduar projekti për ndërtimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Arllat të Komunës së Drenasit.

Nga e hëna  kjo zyrë është në funksion dhe në shërbim për qytetarët e fshatrave, Arllat, Llapushnik, Negroc dhe Gjergjicë.

Kjo zyre do të jetë në funksion gjatë orarit zyrtar për qytetarët e Komunës së Drenasit, përkatësisht për qytetarët e fshatrave të lartcekura dhe gjithë atyre që janë të regjistruar në zyrat tjera, por që janë në sistem të gjendjes civile.

Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme Komunale dhe ka për qëllim që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë sa më afër tyre duke ju lehtësuar shërbimet e shpejta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Sami Sermaxhaj nuk do të jetë më në krye…