Haradinaj: AAK-ja është e hapur për koalicion me Nismën, PSD-në dhe AKR-në

13 gusht 2019 | 22:18

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se deputetët e partisë së tij do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht në seancën e jashtëzakonshme.

Haradinaj në një intervistë për RTV21 ka quajtur të dëmshme për vendin nëse ndonjë subjekt politik i shmanget zgjedhjeve dhe tenton të krijojë qeveri teknike me kryeministër konsensual.

Ai ka thënë se AAK-ja është e hapur për koalicion me Nismën, PSD-në dhe AKR-në.

Ndërkaq ka theksuar se nuk preferojnë koalicion me PDK-në, LDK-në dhe LV-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se është…