Haradinaj: Baca Osman tërë jetën ia kushtoi lirisë së Kosovës

02 korrik 2020 | 14:23

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka marrë me pikëllim lajmin për vdekjen e Osman Zhitisë, babait të heroit të kombit, Afrim Zhitia.

Ai ka thënë se baca Osman ishte shembulli i burrit shqiptar, i cili tërë jetë ia ka kushtuar lirisë së Kosovës, raporton “Epoka e re”.

“Shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit. Sapo mora lajmin pikëllues për ndarjen e tij nga jeta. Dhembjen po e ndajmë së bashku me familjen Zhitia dhe të gjithë ata që e kanë njohur. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka vlerësuar se Deklarata Kushtetuese…