Mustafa: Deklarata e 2 Korrikut, gurëthemel i shtetësisë së Kosovës

02 korrik 2020 | 14:14

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka vlerësuar se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës.

Në 30-vjetorin e kësaj deklarate, përmes një komunikate për medie, lideri i LDK-së ka theksuar se ajo i ka hapur rrugë shkëputjes së Kosovës nga regjimi serb.

“Deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990, shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës. Ajo i hapi rrugë shkëputjes së Kosovës nga regjimi serb, dhe hapi rrugën e synimeve të popullit të Kosovës për liri, barazi e më së shumti për të drejtën natyrale për krijim të shtetit tonë. Pas tre dekadash u jemi mirënjohës delegatëve të kohës për guximin dhe vendosshmërinë që edhe në ato kohë të vështira me tytat e automatikut serb mbi krye, nuk u ndalen së kërkuari lirinë, e pavarësinë e vendit tonë. Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, është gurë-themel i shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, andaj duhet ta kujtojmë përherë si faqe të ndritur për shtetin tonë”, ka vlerësuar Mustafa.

 

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se…