Haradinaj: Bajram Rexhepi ka luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në dyvjetorin e vdekjes se ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, ka thënë se ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit.
“Ai iu përgjigj thirrjes së dyfishtë, profesionale dhe patriotike të luftës çlirimtare. Në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike. Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179881242136298/1313433662114378/?type=3&theater