Haradinaj, Bërnabiqit: Dialogu është bllokuar nga pretendimet territoriale të Serbisë

16 gusht 2019 | 19:15

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj i ka reaguar homologes së tij serbe, Ana Bërnabiq lidhur me deklaratat e saj për bllokimin e dialogut.

Haradinaj një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar  se dialogu është bllokuar nga pretendimet territoriale jo nga taksa.

Postili i plotë i Haradinajt:

Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun!

Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Sërbisë, Ana Bërnabiq.

A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak orë para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve, skuadra…